Ja pse duhet të laheni (bëni dush) me ujë të ftohtë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Sipas një hulumtimi të bërë në Gjermani u treguan efektet pozitive që përfitonte organizmi kur laheshit të paktën 2 minuta me ujë të ftohtë. Sigurisht që uji i ngrohtë është më i rehatshëm dhe të jep më shumë kënaqësi, por sipas hulumtimit tregohej se uji i ftohtë kishte edhe më shumë përfitime. Ja disa prej tyre

dush me uje te ftohteNxit qarkullimi i gjakut: nëse pjesën e parë të dushit e bëni me ujë të ngrohtë dhe filloni duke e ftohur gradualisht atë, ju do të merrni efekte pozitive në qarkullimin e gjakut. Enët e gjakut shtrëngohen kur laheni me ujë të ftohtë, gjë e cila rrit presionin e gjakut përkohësisht dhe përshpejton rrjedhën e gjakut.

 Ju jep energji: kur laheni me ujë të ftohtë zemra ka rrahje më të shpejta dhe për pasojë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju jep ndjesi shplodhje.

Rrit sistemin imunitar: kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por hulumtimi gjerman na tregoi të kundërtën. 2 – 5 minuta dush me ujë të ftohtë në ditë do t’ju rrisë sistemin imunitar.

Do të humbisni peshë: uji i ftohtë ndihmon në djegien e kalorive dhe përshpejton metabolizmin. Përveç kësaj, dushi me ujë të ngrohtë e më pas me të ftohtë ju ndihmon të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe për pasojë të eleminoni celulitin.

KUJDES!!! Dushi me ujë të ftohtë duhet të bëhet në mënyrë graduale në mënyrë që mos të dëmtoni organizmin. Fillojëni dushin me ujë të vakët dhe më pas vijoni me ftohjen e ujit në mënyrë graduale. www.shendeti.com.al  / Burimi: beextrahealthynow.com/

Postime të ngjashme

Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës