Kryefaqja Box 3 Ja pse duhet të lini një monedhë në frigorifer para se të...

Ja pse duhet të lini një monedhë në frigorifer para se të dilni nga shtëpia

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nëse po mendoni të shkoni me pushime dhe doni të lini ushqim në frigorifer, ky artikull nuk duhet t’ju kalojë pa lexuar.monedhe

Do të ndajmë me një truk të thjeshtë që tregon nëse është i sigurt të konsumohet ushqimi që keni lënë në frigorifer.

Ndodh që kur largohemi nga shtëpia, shkëputet energjia elektrike dhe ne nuk jemi në dijeni. Mungesa e energjisë për një farë kohe mund të shkaktojë prishje të ushqimit të ruajtur në frigorifer.

Kur rikthehet energjia, ushqimet ngrijnë sërish dhe ju nuk mund ta dini se çfarë gjendjesh kanë kaluar.

Kjo është tejet e rrezikshme sepse disa ushqime janë rrezik për shpërndarjen e salmonelës dhe baktereve tjera.

Për të kuptuar nëse këto ushqime janë të ngrira siç i keni lënë, përdorni këtë truk të thjeshtë para se të dilni nga shtëpia: Mbushni një gotë me ujë dhe lëreni në frigorifer. Kur të jetë bërë akull, vendosni një monedhë sipër dhe rikthejeni në frigorifer.

Nëse e gjeni monedhën në fund të gotës, kur të riktheheni nga pushimet, duhet ta hidhni ushqimin menjëherë. Kjo do të thotë se nuk ka pasur energji për një farë kohe dhe ushqimi është shkrirë. Nëse monedha është sipër, do të thotë se nuk ka pasur mungesë energjie (ose mund të ketë pasur për një kohë fare të shkurtër), prandaj ushqimet mund të jenë akoma të freskëta.

Në çdo rast, nëse nuk jeni të sigurt se ushqimi është i sigurt, hidheni. Gjëja më e rëndësishme në jetë është, dhe do të jetë, shëndeti juaj.

Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here