Ja pse duhet të pini çdo ditë lëng karote: organizmi do t’ju falënderojë!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Karrotat janë përfshirë në grupin e perimeve më të shëndetshme në botë. Ato përmbajnë vitamnina esenciale dhe minerale që mundësojnë rënien në peshë, rritjen e energjisë, forcimin e sistemit imunitar, parandalimin e disa sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Karrota ka shumë përfitime:

leng karroteVitamina C: kjo vitaminë është e nevojshme për të mbajtur të fortë sistemin imunitar. Ajo ju mbron nga gripi, e ftohura dhe nga viruset e tjera. Përveç kësaj, vitamina C nxit shërimin më të shpejtë të plagëve në trup.

Kaliumi: karrotat janë një nga burimet më të mira të kaliumit, mineral ky mjaft i nevojshëm për uljen e nivelit të kolesterolit të keq, parandalon koagulimin e gjakut dhe stimulon prodhimin e proteinave.

Vitamina A: kjo vitaminë zvogëlon mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Lëngu i karrotës është shumë i pasur me vitaminë A.

Karotenoidet: këto substanca janë agjentë anti-kancerogjenë. Ato ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës, zorrës së trashë, fshikëzës dhe kancerit të gjirit.

Mangan dhe magnez: shumë njerëz kanë mangësi të theksuar të këtyre mineraleve. Lëngu i karrotës është burimi i përkryer për ta.

Ju duhet të konsumoni një gotë lëng karrote çdo mëngjes. Përfitimet në shëndet do të jenë të shumta dhe do të ndiheni më energjik për ta përballuar pjesën tjetër të ditës.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO