Ja pse duhet të pini lëng shalqiri çdo ditë

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Lëngu i shalqinit është një pije freskuese dhe në të njëjtën kohë detoksifikuese mjaft e mirë në stinën e verës. Thuajse asnjë frut nuk mund të japë një dozë aq të mirë L-citruline sa mund t’jau japë shalqini. Shalqini gjallëron trupin  dhe qelizat, gjithashtu pastron veshkat, tëmthin, fshikëzën etj.

Lëngu i shalqinit është ideal për të mbrojtur mëlçinë dhe për të alkalinizuar trupin.

leng shalqiniËshtë antioksidant: lëngu i shalqinit është i pasur me disa nga antioksidantët më të fuqishëm të natyrës. Ai është i pasur me vitaminë C dhe beta karroten, e cila kthehet në vitaminë A në trup. Këto antioksidantë reduktojnë plakjen dhe parandalojnë sëmundjet që shfaqen nga radikalet e lira. Një dietë e lartë më vitaminë C dhe beta karroten zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, astmën, artritin madje edhe kancerin. Lëngu i shalqinit rrit sistemin imunitar dhe përmirëson shikimin.

Është i pasur me likopen: një tjetër antioksidant shumë i fuqishëm, likopeni lufton radikalet e lira dhe parandalon inflamacionin. Likopeni ju mbron nga kanceri veçanërisht nga kanceri i zorrës së trashë, stomakut, pankreasit dhe mushkërive. Ai ndihmon kundër dëmtimit të ADN-së gjithashtu.

Është i pasur me vitamina B6: këto vitamina janë jetike për shëndetin e trurit dhe trajton simptomat e ankthit dhe depresionit. Ai është gjithashtu një rregullator shumë i mirë i hormoneve dhe ndihmon gratë gjatë ciklit menstrual.

Lëngu i shalqinit është i pasur me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese shumë të rëndësishme për trupin. Pini lëng shalqini 2-3 herë në ditë.

Burimi: Living Traditionaly

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO