Ja pse italianët nuk shtojnë kile nga makaronat! 

10 rregullat e arta për të konsumuar makarona 
1. Si fillim sasia mesatare për vakt kryesor është 70gr
2. Duhet t’i konsumojmë në drekë ose më vonë por jo pas orës 6 gjithmonë nëse flemë para orës 12.
3. makarona pastaRekomandohen ato integrale pasikane me shumë vlera në kripra minerale dhe fibra të cilat na ndihmojnë të ndihemi më të ngopur dhe kundër konstipacionit.
4. Rekomandohen të konsumohen aldente dmth të pa ziera shumë ashtu si i kanë zakon gjyshet tona pasi ndihmojnë të ndihemi më gjatë të ngopur duke rritur nivelin e sheqerit në gjakë më ngadalë, ideale për diabetikët dhe jo vetëm.
5. Nuk i skuqim sipas recetës tradicionale
6. Përdorini gjithmonë të shoqëruara me perime të ndryshme duke i bërë ushqim ideal për fëmijë të cilët janë tekanjozë.
7. Rekomandohen që të gatuhen me gjalpë ose ajkë qumështi se sa Pana vegjetariane. Është shumë më e ushqyeshme dhe nuk u bë nami se do të marrim pak më shumë kolesterol thjesht kujdesuni te sasia.
8. Përdorni gjithmonë erza si majdanoz, hudhër, shafran, borzilok, trumzë, bahar etj  Janë antioksidantë shumë të mirë dhe njëkohësisht me sasi të lartë në kripra minerale dhe vitamina
9. Mos i shoqëroni me bukë, fokaçe, patate edhe burime të tjera karbohidratesh.
10. Ju të dashura amvisa, raciononi se sa do gatuani dhe mos i bini shkurt po bëjeni të gjithë pakon që të mbeten edhe për në darkë se përtoni të bëni një sallatë./Rolina Naco, dietologe

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet