Kryefaqja Lifestyle Ja pse konsumuesit e qumështit të papërpunuar duhet të shqetësohen për gripin...

Ja pse konsumuesit e qumështit të papërpunuar duhet të shqetësohen për gripin e shpendëve

0
Shpërndaje

Shitjet e qumështit të papërpunuar duket se është në rritje, pavarësisht paralajmërimeve për vite në lidhje me rreziqet shëndetësore të pirjes së produkteve të papasterizuara – dhe një shpërthimi të gripit të shpendëve te lopët qumështore.

“Qumështi i papërpunuar mund të kontaminohet me mikrobe të dëmshme që mund t’ju bëjnë shumë të sëmurë,” thotë CDC në faqen e saj të internetit.

Virusi është gjetur në nivele të larta në qumështin e papërpunuar të lopëve të infektuara. Mbetjet virale janë gjetur në mostrat e qumështit të shitura në dyqane ushqimore, por FDA tha se këto produkte janë të sigurta për t’u konsumuar, sepse pasterizimi është konfirmuar se e vret virusin.

Por, zyrtarët e CDC paralajmëruan se njerëzit që pinë qumësht të papërpunuar teorikisht mund të infektohen nëse virusi i gripit të shpendëve bie në kontakt me receptorët në hundë, gojë dhe fyt ose duke thithur virusin në mushkëri. Ekziston gjithashtu shqetësimi se nëse më shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj virusit, ai mund të ndryshojë për t’u përhapur më lehtë te njerëzit.

Qumështi i papërpunuar ka shumë më tepër gjasa se qumështi i pasterizuar të shkaktojë sëmundje dhe shtrime në spital të lidhura me bakteret e rrezikshme si campylobacter, listeria, salmonella dhe E. coli, tregon hulumtimi.

Para se të miratoheshin standardet e qumështit në vitin 1924, rreth 25% e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi në SHBA ishin të lidhura me konsumin e qumështit, tha Alex O’Brien, koordinator i sigurisë dhe cilësisë për Qendrën për Kërkimin e Qumështit. Tani, produktet e qumështit përbëjnë rreth 1% të sëmundjeve të tilla, tha ai.

“Unë e krahasoj pirjen e qumështit të papërpunuar me lojën e ruletës ruse,” tha O’Brien. Sa më shumë që njerëzit e konsumojnë, aq më e madhe është mundësia që ata të sëmuren”, shtoi ai.

Pavarësisht nga rreziqet, rreth 4.4% e të rriturve në SHBA – gati 11 milionë njerëz – raportojnë se pinë qumësht të papërpunuar të paktën një herë në vit dhe rreth 1% thonë se e konsumojnë atë çdo javë, sipas një studimi të FDA të vitit 2022.

Sëmundja që shfaros shpendët, është evidentuar që prej muajit shtator në 10 vendndodhje të qyteteve të ndryshme edhe në vendin tonë, por nu ka raportime për infektim të lopëve.

apnews.com

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here