Ja pse na dridhen sytë në mënyrë të pavullnetshme

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Dridhja e pavullnetshme e qepallës së syrit është një nga gjërat më të çuditshme që ndodh në trupin e njeriut. Kjo gjë na ndodh shpesh dhe për më tepër është nervozuese dhe e pakontrollueshme.sy Pulsimi i papritur i qepallave, ose myokymia siç njihet në gjuhën mjekësore, ndodh kur stimulohen muskujt e vegjël dhe nervat përreth syve.

Lodhja dhe pagjumësia janë dy nga shkaktarët kryesorë, prandaj sigurohuni të bëni gjumë të mirë. Kafeina, alkooli dhe duhani mund të shkaktojnë gjithashtu dridhje të pavullnetshme të qepallave, sidomos nëse konsumohen në tepri.  Stresi është një tjetër faktor kryesor, prandaj na ndodh shpesh që kur kemi ndonjë ngjarje të rëndësishme dhe ndihemi në ankth, fillojnë të na dridhen qepallat pa vetëdije. Në këtë rast duhet të jeni të qetë dhe të përpiqeni të relaksoheni.

Zakonisht, dridhja e qepallave ndodh përkohësisht, por ka raste kur përsëritet për një kohë të gjatë. Në këtë rast njerëzit këshillohen të vizitohen tek një mjek, pasi mund të jetë simptomë e sëmundjes së Parkinsonit, një çrregullimi nervor ose mund të tregojë se keni nevojë për syze të reja.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 ushqime të zakonshme që janë të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme