Ja pse nuk duhet ta lani fytyrën gjatë dushit

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një eksperte e kujdesit ndaj lëkurës ka zbuluar se larja e fytyrës në dush mund ta dëmtojë lëkurën, pasi nuk mund të matet temperatura e ujit.duke u lare Sipas revistës HelloGiggles, lëkura e fytyrës tonë është shumë e ndjeshme dhe meqenëse nuk mund ta masim temperaturën e ujit, ai mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë.

Ekspertja e lëkurës Dr. Tanzi, tha për “The Gloss” se i këshillon pacientët  e saj që ta lajnë fytyrën në lavaman. “Ju mund ta matni temperaturën në mënyrë më efikase,” shpjegon ajo, “dhe duhet të përdorni ujë të vakët në të ftohtë, pasi është më mirë për lëkurat delikate”.

Zakonisht ne bëjmë dush të nxehtë , por nëse e lajmë fytyrën me ujë të nxehtë, mund të shkaktojë probleme, duke e lënë lëkurën tonë të dehidratuar dhe të thatë. Gjithashtu, nëse vuani nga skuqja e fytyrës, uji i nxehtë vetëm do ta përkeqësojë atë, duke zgjeruar enët dhe kapilarët e gjakut,  dhe mbushur kështu fytyrën me njolla.

Prandaj rekomandohet që ta lani fytyrën vetëm në lavaman duke përdorur ujë të vakët, kështu ju nuk do të dëmtoni lëkurën delikate.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?