Ja pse nuk duhet vendosur qumështi në raftin e parë të frigoriferit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Vendosja e qumështit në raftin e parë të frigoriferit, ku temperatura është më e lartë, nuk rekomandohet nga ekspertët.qumesht

Ata këshillojnë që, për ushqimet të cilat kanë një farë rrezikshmërie, si qumështi apo mishi, zgjedhja ideale do të ishte në raftet më poshtë ngrirjes. Në këtë mënyrë ka më pak rrezik që në këto produkte të rriten bakteret e dëmshme, që mund t’i bëjnë këto ushqime të rrezikshme për t’u konsumuar.

Duhet të dini gjithashtu se patatet nuk duhen ruajtur asnjëherë në frigorifer. Patatja është një nga ushqimet që nuk duhet ngrirë, duke qenë se temperaturat e ftohta mund të konvertojnë niseshtenë e patates në sheqer.

Kur skuqen ose piqen, këto sheqerna bashkohen me amino acidet dhe prodhojnë një përbërës kimik shumë të rrezikshëm për shëndetin (mund të shkaktojë edhe kancer).

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut