Ja pse shkaktohen ulcerat e gojës dhe si t’i trajtoni ato në mënyra natyrale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Indet brenda gojës janë shumë të ndjeshme dhe shpesh preken nga ulcerat e gojës. Ulcera aftoze është një plagë që shfaqet në ngjyrë të bardhë, të kuqe apo gri me të kuqe. Zakonisht ulcerat e gojës dalin brenda në gojë, por mund të prekin edhe gjuhën. Madhësia e tyre ndryshon nga 2-8 mm dhe mund të zgjasin për 10-14 ditë.

Ulcerat në gojë shkaktojnë dhimbje, kruajtje dhe parehati në të ngrënë. Disa nga shkaqet që ndikojnë në shfaqjen e ulcerave të gojës janë:

  • ulcer gojeHerpes simpleks
  • E ftohura dhe/ose gripi
  • Lia e dhenve
  • Kanceri i gojës
  • Mangësi të vitaminave dhe mineraleve
  • Sëmundjet e zorrëve
  • Sistemi i dobët imunitar
  • Infeksionet dentare
  • Stresi
  • Konsumimi i ushqimeve të pasura me acid
  • Higjena
  • Çekuilibri hormnal

Disa nga mënyrat m efektive që trajtojnë ulcerat e gojës janë këto:

Vaji i kokosit: është një antiseptik i mahnitshëm natyror. Ai është i pasur me vitamina dhe minerale që lehtësojnë dhimbjet dhe parandalojnë përhapjen e infeksioneve. Përzieni pak qumësht kokosi dhe vaj kokosi dhe bëni gargarë me të.

Ujë i nxehtë/i ftohtë: kjo është një metodë e vjetër, pos shumë efektive. Disa herë në ditë bëni gargarë 2 minuta me ujë të ftohtë dhe më pas 2 minuta me ujë të ngrohtë.

Xheli i Aloe Vera: aplikojeni këtë xhel 3 herë në ditë tek ulcera. Xheli i Aloe Veras përthan plagën dhe përshpejton procesin e shërimit.

Burimi: Daily Health Post

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit