Ja pse u shpik martesa!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Shumica e njerëzve e mendojnë martesën si një nga hapat më të rëndësishëm që një çift mund të ndërmarrë. Dita e martesës shënon një lidhje të veçantë mes dy njerëzve, është dita kur ata i premtojnë njëri-tjetrit se do ta kalojnë gjithë jetën bashkë.martese

Por rrënjët e martesës nuk kanë të bëjnë fare me pjesën romantike, por me shmangien e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Sipas një studimi të ri, monogamia u zhvillua si një “mekanizëm mbrojtës” për të shmangur sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Shkencëtarët mendojnë se monogamia i ka rrënjët tek fermerët, pas “fjetjes gjithandej”, duke qenë një normë mes gjuetarëve, dhe që u bë rrezik për shkak të përhapjes së herpesit gjenital dhe sëmundjeve të tjera.

Shkencëtarët nga Ontario, Kanada, përdorën kompjuterët për të stimuluar evolucionin e sjelljeve të ndryshme martesore tek njerëzit. Ata zbuluan se njerëzit filluan të martoheshin pasi panë se sëmundjet seksualisht të transmetueshme filluan të përhapeshin gjerësisht. Kështu u formua edhe institucioni i martesës.

“Ky studim tregon se si ngjarjet në sistemin natyror, si përhapja e sëmundjeve ngjitëse, mund të influencojnë zhvillimin e normave sociale,” shpjegon prof. Bauch, nga Universiteti Waterloo, në Ontario.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur