Ja pyetjet që ju kanë munduar gjithmonë dhe s’e keni gjetur dot përgjigjen (a jeni njëri prej tyre?)

Ekzistojnë disa pyetje që mund t’ia keni bërë vetes, por s’keni arritur në një përgjigje të drejtë dhe të përshtatshme. Ja disa prej tyre:

Pse venat janë blu meqenëse gjaku është i kuq?

Para së gjithash vlen të theksohet se gjaku është gjithmonë i kuq, pavarësisht se ç’mund të dëgjoni. Venat duken blu për shkak të gjatësisë së valëve të dritës që filtrohen ndryshe nga lëkura.

pikepyetje, pyetjePse këngëtarët e humbin theksin e tyre kur këndojnë?

Fonetika dhe ritmi janë dy nga elementet që shkaktojnë humbjen e theksit tek këngëtarët ndërsa këndojnë. Kjo ndodh sepse ata theksojnë disa rrokje më shumë dhe e bëjnë fjalën më të gjatë.

Pse duam të hamë yndyrna pasi kemi pirë shumë alkool?

Kur pini, truri prodhon një kimikat të quajtur galanin. Galanina rrit oreksin për yndyrna dhe ndaj ju rritet dëshira për patate të skuqura, salçice a proshutë.

Pse mishi i gjelit të detit na bën të përgjumur?

Nuk është faji i triptofanit që ndiheni të lodhur dhe të përgjumur, por thjesht sasia e ushqimit që keni konsumuar. Në të kundërt, do të ndiheshit të përgjumur edhe me një kafshatë mish.

Pse vijnë ide “të mëdha” kur bëni dush?

Shpesh mund të ndodhë që ju vijnë ide të shkëlqyera kur nuk jeni të fokusuar në diçka në veçanti dhe dushi është vendi ideal për ta arritur këtë. Ndërsa bëni dush, truri është i lirë të endet.

Pse kemi vetulla?

Vetullat në fakt kanë disa funksione. Para së gjithash ato janë shumë të dobishme për të shfaqur emocionet e njerëzve. Një funksion më praktik i tyre mund të jetë edhe fakti se ato ndalojnë djersë të bjerë në sy.

Pse gishtërinjtë rrudhosen kur rrinë shumë në ujë?

Shkencëtarët besojnë se gishtërinjtë rrudhosen sepse është një mënyrë e mirë për të përmirësuar kontrollin nën ujë. Gjishtërinjtë e rrudhosur ndihmojnë në marrjen e një kontrolli më të mirë mbi objekte të lagështa.

Domatja është frut apo perim?

Teknikisht është përfolur se domatja është frut, sepse ajo përmban farën e vet. Por sipas disa specialistëve në SHBA, thuhet se ajo është një bimë.

Pse emrat e disa vendeve janë krejtësisht të ndryshëm në gjuhë të tjera?

Gjuha është krijuar para se njerëzit të kishin idenë e shteteve, kështu që emrat e vendeve vendosen zakonisht sipas origjinës së njerëzve që kanë banuar në to.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthcentral

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi