Ja sa kafe duhet të pini në ditë që të mbroheni nga skleroza e shumëfishtë

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Skleroza e shumëfishtë  shkaktohet si pasojë e “plagëve” që pësojnë neuronet. Dëmtimi i shtresës izoluese të tyre, mielinës, i bën neuronet të mos përcjellin normalisht mesazhet nëpërmjet potencialeve elektrike. Kjo pason çrregullim të funksionit të sistemeve përkatëse që kontrollohen nga këto neurone, si: lëvizjet, ecja, përqendrimi, ekuilibri dhe të folurit. Një ushqim i pasur në proteina, kalori dhe antioksidues është i nevojshëm për të luftuar infeksionet dhe shëruar plagët.kafe

Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë janë më pak të rrezikuar që të preken nga skleroza e shumëfishtë.

Kërkuesit shkencorë nga Instituti Karolinska në Stokholm, Universiteti Johns Hopkins në Maryland dhe Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, shqyrtuan dy studime: njëri i kryer në Suedi ku u përfshinë mbi 1600 të rritur që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe një grup tjetër me mbi 2  mijë persona që nuk vuanin nga asnjë sëmundje, ndërsa studimi tjetër ishte kryer në SHBA me mbi 1 mijë persona me sklerozë të shumëfishtë dhe mbi 1 mijë të tjerë të shëndetshëm.

Në të dyja studimet njerëzit u pyetën se sa kafe konsumonin në ditë dhe sa kohë kanë që konsumojnë kafe. Studiuesit më pas llogaritën konsumimin e kafes para se të shfaqeshin simptomat e sklerozës së shumëfishtë tek njerëzit me këtë sëmundje krahasuar me grupet e tjera të shëndetshme.

Rezultatet treguan se rreziku ishte më i lartë tek njerëzit që kishin konsumuar më pak kafe në ditë, pasi u morën parasysh edhe faktorë të tjerë që shkaktojnë këtë sëmundje.

Tek studimi suedez, konsumimi i kafes është lidhur me uljen e rrezikut për t’u prekur nga skleroza e shumëfishtë si në fillim të shfaqjes së simptomave ashtu edhe pas 5 apo 10 vitesh. Tek njerëzit që konsumonin më shumë se 900 ml (6 filxhanë të vegjël) kafe në ditë rreziku ishte 28% deri në 30% më i ulët krahasuar me personat që konsumonin shumë pak kafe.

Të njëjta rezultate u arritën edhe në studimin amerikan, ku personat që konsumonin më shumë se 948 ml kafe në ditë ishin 26% deri 31% më pak të rrezikuar për t’ prekur nga skleroza e shumëfishtë.

Burimi: The Telegraph / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët