Ja sa shpesh duhen larë çarçafët!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

carcRachel Cohen, themeluesi i markës së produkteve luksoze për shtëpitë tuaja “Snoëe” dhe partneri i tij Andrés Modak,  vitin e kaluar u përpoqën  të revolucionarizojnë industrinë e produkteve që përdoren për pastrimin e shtëpisë, duke siguruar cilësi të lartë, mallra të përballueshme tek konsumatori. Tani Cohen është duke kërkuar  të revolucionarizoë kujdesin që duhet të tregoni për çarçafët që përdorni. Këtu, ai ndan këshillat më të mira për kujdesin dhe mbajtjen e këtyre pjesëve të rëndësishme dhe të domosdoshme të shtëpive tona.

Ndëroni çarçafët të paktën çdo javë. Duhet t’i lani çarçafët çdo javë,  (Dhe në qoftë se kaloni më shuam kohë në krevat këtë procedurë duhet ta bëni më shpesh). Këllëfët e jastëkëve duhet të ndërohen më shpesh, pasi janë në kontakt të drejtpërdrejtë me fytyrën. Sa për mbulesat dekorative, larja e tyre një herë në muaj do të mjaftojë.

Cohen këshillon të përdorni ujë të ftohtë kur lani çarçafët. “Temperaturat e ulta parandalojnë zbehjen e ngjyrave tek çarçafët”,thotë ai. Ai rekomandon heqjen e çarçafëve nga teli, ndërkohë që nuk janë tharë plotësisht. Kjo  parandalon si rrudhat dhe dëmet që mund të shkaktohen nga mbi-tharja.

Nëse dëshironi çarçafë të bardhë, provoni sodë buke dhe uthull. Shtoni ½ filxhan sodë buke (së bashku me detergjentin, sigurisht) gjatë ciklit të larjes si dhe  ½ filxhan uthull të bardhë të distiluar gjatë shpëlarjes. Pas duke përdorur këtë metodë, sipas Cohen, çarçafët do të shndrisin sikur ët jenë të sapo blera.

Burimi:glamour/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet