Ja sekreti për t’u nxirë pa u djegur në diell!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

karrota3Është fjala për lëngun e karrotës, një pigment natyror, të cilin organizmi ynë e shndërron në vitaminë A. Beta karotina ripërtërin qelizat, mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV dhe bën që lëkura  të nxihet shpejt në diell.

Këshillohet të konsumohet rregullisht, pasi shërben si një nxirrës natyral për lëkurën tuaj, duke ju mbrojtur gjithashtu nga djegia apo skuqja e lëkurës.

Nuk ka dyshim se karota është burimi më i mirë i beta karotinës, por ne këtë rast mund t’ju vijnë në ndihmë edhe frutat me ngjyrë të kuqe, portokalli, apo perimet e gjelbra.

Ja si ta përgatisni lëngun që duhet të konsumoni para ekspozimit në diell:

  •  1karotë
  •  1 pjeshkë
  •  1/2 kungull të freskët
  • 1 mollë

Përgatitja:

Vendosni përbërësit në aparatin për përgatitjen e lëngjeve, në fund shtoni pak limon për shkak të vitaminës C që ai përmbandhe pijeni këtë lëng çdo mëngjes.

Duhet ta pini 10 ditë para pushimeve dhe gjatë pushimeve duhet të hani  sa më shumë karota. Por, mos harroni ta lyeni lëkurën me krem mbrojtës, kundër rrezeve të diellit.

Burimi: glamur / shëndeti.com.al 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave