Ja shenjat që dëshmojnë se keni qarkullim të dobët të gjakut!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

qarkNëse keni qarkullim të dobët të gjakut, do të thotë se merrni sasi të pamjaftueshme të gjakut në pjesë të caktuara të trupit. Qarkullimi i mirë është një nga faktorët më të rëndësishëm dhe themelor për shëndetin optimal. Në të kundërt mund të paraqiten probleme me funksionet themelore trupore.

Stresat yndyrore mblidhen në muret e artereve, prandaj ndodh qarkullimi i keq i gjakut nëpër trup. Ka disa zakone të jetës apo probleme shëndetësore që e bëjnë një individ të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje. Pirja e duhanit, shtatzënia, çrregullimet e të ngrënit, shtimi në peshë janë vetëm disa nga shumë mënyra që mund të ndikojnë dikë të preket nga kjo gjëndje.

Qarkullimi i dobët prek njerëzit e të gjitha moshave dhe nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë dëme serioze në tru, zemër, mëlçi, veshka dhe gjymtyrë. Kjo gjendje është më e zakonshme tek të moshuarit, por duhet të merret seriozisht nga çdo moshë. Nëse vuani nga qarkullimi i dobët apo dëshironi ta përmirësoni, rregulloni zakonet e të ushqyerit. ja disa nga shenjat dalluese që mund t’ju venë në dijeni se vuani tashme nga ky problem shendetësor.

Ulcerat në këmbë: Ulcerat janë skuqje dhe lëndim i lëkurës. Dikush me qarkullim të dobët mund të vërejë se ky problem fillon të zhvillohet në këmbë. Shikoni nëse keni pjesë të thata të kuqe të madhësive të ndryshme në lëkurën rreth këmbëve.

Ënjtje: Qarkullimi i keq i gjakut mund të çojë në ënjtje të duarve dhe këmbëve.

Variçe: Variçet më së shpeshti shfaqen tek këmbët. Gjithashtu gjatë ditës mund të ndieni dhimbje kronike.

Humbja e flokeve dhe thonj të dobëta: Fakti që trupi nuk është duke marrë sasinë e duhur të ushqyesve pasqyrohet në flokë dhe thonj. Flokët mund të bëhen të thatë dhe të bien  në zona të caktuara. Gjithashtu lëkura mund të bëhet shumë më e thatë dhe e irrituar dhe thonjtë kanë tendencë të bëhen shumë më e dobët dhe të thyhen lehtë.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin