Ja si distanca midis vetullave tregon sekretet për personalitetin tuaj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Vetullat janë tipari që tregon gjendjen shpirtërore dhe emocionale. Mbase nuk e kishit menduar, por vetullat mund të tregojnë shumë edhe për personalitetin tuaj. Nëse vetullat kanë një hapsirë të ngushtë ndërmjet tyre, tregojnë se jeni një person inteligjent, por që ka tendencë të nervozohet shpejt dhe e kap ankthi dhe për gjënë më të vogël.

vetullatNëse vetullat kanë një hapsirë më të madhe midis tyre, pra janë më larg njëra tjetrës mund të tregojë për një person i cili mund të udhëhiqet lehtë nga të tjerët, është miqësor dhe i merr vendimet më me qetësi.

Jean Haner, psikolog, thotë se edhe forma e vetullave mund të tregojë shumë për karakterin e një individi. Nëse vetullat janë të lakuara mund të tregojnë për një person të përkushtuar për përsosmëri. Person i cili mund të bëjë çdo gjë për pak vëmendje dhe që është mjaft krijues. Nëse vetullat janë të drejta, mund të tregojnë për një person që është me këmbë në tokë dhe që i merr vendimet me qetësi. Nëse vetullat janë me kënd, mund të tregojnë për një person që ka aftësi udhëheqëse dhe nuk ia ka frikën konkurrencës. Sipas Haner, vetullat janë një pjesë shumë e rëndësishme për të zbuluar “enigmën” se kush jeni. / www.shendeti.com.al / Burimi: reldigezt.com

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?