Ja si e dëmton sheqeri fytyrën

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Disa nga rreziqet e konsumimit të tepërt të sheqerit janë të njohura për ne, duke filluar nga prishja e dhëmbëve deri tek shtimi në peshë.sheqer_fytyre

Por shumë pak kanë njohuri se sheqeri mund të dëmtojë seriozisht fytyrën. Një fenomen i njohur si “fytyra e sheqerit” mund të ndodhë kur njerëzit përfshijnë një sasi të lartë të sheqerit në dietën e tyre ushqimore; duke shkaktuar akne, qeska poshtë syve dhe zbehje të lëkurës.

Shkencëtarët paralajmërojnë se sheqeri mund të shkaktojë dëmtime më të rënda se sa mendojnë njerëzit.

Dr. Tamara Griffiths, nga Shoqata Britanike e Dermatologjistëve tha për “The Indipendent” se “Ushqimet me sheqer kanë një indeks të lartë të glicemisë, e cila rezulton me ngarkesë të lartë të sheqerit dhe luhatje të menjëhershme të insulinës. Me kalimin e kohës, kjo do të rezultojë në përshpejtimin e procesit të plakjes.

Ekspertët e tjerë paralajmërojnë se sheqeri është një agjent dehidratues, ai mund të rrisë prodhimin e yndyrës në lëkurë, duke çuar në formimin e akneve. Ata rekomandojnë që të mos konsumoni më shumë se 30 mg sheqer në ditë.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj