Ja si ndryshon martesa pas 10 vitesh!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

Të gjithë e dimë se të biesh në dashuri nuk nënkupton diçka kalimtare: ndjenja zgjat për vite, dekada të tëra dhe me shpresë për gjithë jetën. Dhe kur je i/e fejuar apo martuar me njeriun e ëndrrave, është e martesavështirë të mendosh se do të vijë një kohë në të cilën nuk do t’i thuash “Të dua”. Në fakt, një studim i ri tregon se pas 10 vitesh, shpeshtësia me të cilën i thoni fjalët “Të dua” mund të ulet në mënyrë drastike.

Sipas studimit të “YouGov”, i cili anketoi 2,072 njerëz, pas një dekade të kaluar me partnerët e tyre, vetëm 33 për qind e grave dhe burrave u thonë bashkëshortëve që i duan. Studimi zbuloi se lidhjet dhe martesat bëhen më pragmatike dhe joidealiste sa më gjatë të qëndrojnë dy njerëz me njëri-tjetrin. Pas 10 vitesh, marrëdhënia bazohet më shumë në rehati dhe besim sesa në pasion.

Nga ana tjetër, rreth 50% e atyre që kishin një lidhje nga 2-5-vjeçare ende i thoshin fjalët “Të dua” çdo ditë partnerit/partneres, ndërsa 20% e personave në pension, thonë se vitet pas daljes në pension ishin më të bukurat e marrëdhënies së tyre.

Statistikat në fakt nuk janë habitëse. Mënyra se si zemra rreh në një dashuri të re, sigurisht që zbehet me kalimin e kohës, por kjo nuk do të thotë se ajo zhduket, thjesht transformohet. Në fund të fundit, “dashuria” është shumë më shumë se vetëm  fjalë.

Burimi: brides.com/shëndeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?