Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Kallot janë një masë e trashë lëkure e vdekur që krijohet zakonisht në thembrat e këmbëve. Përveç se nuk janë aspak estetike, ato shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të dini si të kujdeseni për këmbët.
Aspirina është një ilaç që është përdorur në të gjithë botën për të trajtuar dhimbjet e ndryshme, ethet, çrregullimet e caktuara të sistemit të gjakut etj. Megjithatë përdorimet e saj janë të mahnitshme edhe jashtë trupit.
Ja si të përdorni aspirinë për të trajtuar kallot:
Përbërësit: 4 aspirina, lëngu i 1 kokrre limoni, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë gjelle uthull molle.
Shtypini aspirinat derisa të bëhen pluhur. Vëndosini aspirinat në në gotë të pastër dhe më pas shtoni lëngun e limonit, ujin dhe uthullën e mollës. Përziejni sëbashku derisa të formohet një masë homogjene. Lyejini këmbët me masën e krijuar dhe më pas vishni një palë çorape pambuku. Aspirinat duhet të veprojnë për 20-30 minuta dhe më pas shpëlajini këmbët me ujë të vakët.
Aspirinat stimulojnë qarkullimin e gjakut, reduktojnë dhimbjet dhe inflamacionin. Përdoreni këtë metodë natyrale 2 herë në javë.
Ja përdorimet e tjera të aspirinës
Burimi: Step to Health


