Ja si të evitoni pickimet e mushkonjave me ilaçe natyrale!

Përgatiti për www.shendeti.com.al : Elena Beta

qepaPickimet e mushkonjave mund të bëhen tepër të bezdisshme kur shoqërohen me kruajtje dhe kuqje të lëkurës. Ja ku ta gjeni çelësin e shpëtimit!

Vajrat esencialë: Zakonisht vajrat janë përdorur për lehtësim nga pickimet e mushkonjave, si dhe për  problemet e tjera të lëkurës. Më të përdorurat janë vaji i rozmarinës, vaji i lisit, livando etj. Hidhni një sasi të vogël të vajit në ujë e më pas shpëlani vendin ku jeni pickuar nga mushkonjat.

Limoni: ofron ndihmë efektive në lehtësimin nga kafshimet e insekteve. Edhe lëvoret e tij mund t’ju ndihmojnë. Bakteret dhe papastërtia mund të shkaktojnë infeksione, e këto mund të parandalohen duke dezinfektuar lëkurën me limon.

Qepa: Për të hequr gjithë dëmin e shkaktuar nga kafshimi i mushkonjës, mund të përdorni një shtresë të qepës së papërpunuar. Vendoseni në lëkurën ku keni djegie. Më pas e shpëlani vendin me kujdes.

Soda e bukës me ujë: Përzieni pak sodë buke me ujë për të formuar një pastë. Ky ilaç i thjeshtë, që mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj, është i dobishëm nëse jeni kafshuar nga mushkonjat. Nuk do të ketë ënjtje dhe djegie pasi ta aplikoni këtë pastë.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?