Ja si të fitoni masë muskulare më shpejt!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

muskujTë ndërtoni masë muskulare është e vështire, por sigurisht jo e pamundur. Do t’ju duhet vullnet i fortë dhe sigurisht ndjekia e rregullave të duhura ushqimore. Këshillat e mëposhtme janë bazike dhe luajnë rol kyç në formimin e muskujve në trup.

Këshilla 1: Hani pas palestrës

Është veçanërisht e rëndësishme të konsumoni një vakt me karbohidrate dhe proteina menjëherë pas një stërvitjes, “thotë Aceto, trajner palestre ne Nju Jork.” Menjëherë pas trajnimit, rezulton se trupi juaj është me të vërtetë i etur në marrjen e karbohidrateve dhe rruajtjen e tyre.  Karbohidratet ndihmojnë në dërgimin e amino acideve në muskuj duke rritur nivelet e insulinës. Ky hormon dërgon ushqyes në qelizat e muskujve duke stimuluar procesin e rritjes së muskujve.

Këshilla 2: Qëndroni  të hidratuar

Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës, sidomos në orët para stërvitjes. Kjo mund t’ju ndihmojë të zvogëloni ndjenjën e urisë. Gjatë trajnimit, pini rreth 6 gota çdo 15-20 minuta,  edhe kur nuk keni etje. Në qoftë se prisni deri sa të ndjeni etje, ju keni pritur shumë gjatë. Provoni të konsumoni lëngje të ruajtura në temperatura të ftohta. Studimet tregojnë se njerëzit konsumojnë më shumë  lëngje kur janë të ftohta.

Këshilla 3: Masa muskulare ndryshin nga njëri individ tek tjetri

Masa muskulare ndryshon nga një individ tek tjetri në varësi të madhësisë së trupit dhe nivelit të përvojës për palestër. Masni masën e belit dy herë në muaj për të parë sa masë keni fituar. Duhet të dini se fitimet e masës muskulare në mënyrë uniforme janë të shëndetshm,e për trupin, shton Aceto.

Konsumoni proteina: Proteinat janë të rëndësishme për fitimet në masë muskulare, sepse janë e vetmja lëndë ushqyese e aftë për të stimuluar rritjen e muskujve. Ju duhet të konsumoni deri në 2 gram proteina per çdo kile peshë trupore në ditë. Ushqimi çdo tre orë do të ndihmojë për të siguruar që ju të thithni dhe asimiloni proteina të mjaftueshme për të mbështetur fryrjen e muskujve.

Burimi: http://www.buildmusclegym.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?