Ja si të hiqni lëkurën e errët tek gjunjët, sqetullat apo pjesët e tjera të trupit

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

Gjunjët, bërrylat, sqetullat me lëkurë të errët mund të ndodhin tek çdo njeri, pavarësisht moshës apo origjinës. Kjo gjendje e lëkurës shfaqet zakonisht kur këto pjesë trupi fërkohen shpesh, për shkak të lëkurës së thatë,higjenës së parregullt, gjenetikës etj. Ja disa mënyra natyrale për që menjanojnë këtë gjendje të lëkurës:Sodë buke: merrni një lugë gjelle sodë buke dhe përziejni me 1 gotë qumësht. Aplikojeni përzierjen në zonat e errëta dhe masazhojeni në lëvizje rrethore. Përësriteni këtë proçedurë 2 herë në ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.

lekure e erretShafran Indie, mjaltë dhe qumësht: përzieni të gjitha elementet sëbashku derisa të formohet një formë paste. Aplikojeni pastën në zonat problematike dhe lërini të veprojnë për 20 minuta. Përsëriteni këtë procedurë çdo mbrëmje.

Sheqer dhe vaj ulliri ekstra i virgjër: bëni një masë të trashë me sasi të barabartë sheqeri dhe vaji ulliri. Aplikojeni masën në zonat e errëta dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas shpëlahuni me ujë të vakët e sapun të butë.

Limon me mjaltë: kjo është një tjetër mënyrë mjaft efektive për të menjanuar këtë problem. Përzieni 2 lugë lëng limoni me një lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në bërryla ose gjunjë dhe përsëriteni këtë metodë çdo ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara./

Burimi: health digezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha