Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Trupi dhe organet duhet të detoksifikohen shpesh në mënyrë që të përmirësojnë funksionin e tyre dhe të mos preken nga sëmundje të caktuara. Toksinat dhe elementet kimike mund të dëmtojnë organizmin tuaj dhe ato mund të merren nga ushqimet, mjedisi, produktet e përditshme që përdorni etj.
Mëlçia
Mëlçia është nëj organ shumë i rëndësishëm. Ajo ndihmon në tretje, ruan energjinë, pastron trupin nga toksinat dhe mbeturinat etj. Mëlçia është një nga organet që mund të pastrohet edhe nëpërmjet mënyrave natyrale. Ju duhet të hani shumë fruta dhe perime.
Disa nga ushqimet më të dobishme për pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë janë: hudhra, grejpfruti, panxhari, karrota, çaji jeshil, perimet me gjethe jeshile, molla, quinoa, limoni, lime, avokado, arrat, lakra dhe shafrani i Indisë.
Pankreasi
Pankreasi është një pjesë e rëndësishme e sistemit të tretjes. Ai prodhon enzimat dhe hormonet që zorra e vogël i përdor për të nxjerrë ushqimi. Ai prodhon dhe sekreton insulinën në gjak dhe e ndihmon trupin që të ruajë nivelet normale të sheqerit në gjak. Ky organ duhet të jetë i detoksifikuar në mënyrë që ta kryejë funksionin e tij siç duhet.
Ushqimet më të mira për pankreasin janë: limoni, kivi, papaja, lëngu i ananasit etj. Ju duhet të rrisni konsumimin e produkteve të pasura me vitaminë B gjithashtu.
Veshkat
Veshkat ndihmojnë në heqjen e toksinave dhe mbeturinave nga gjaku. Ato i kthejnë këto mbeturina dhe toksina në urinë dhe kështu toksinat largohen nga trupi. Veshkat duhet të qëndrojnë të shëndetshme gjithmonë.
Ushqimet që ndihmojnë në shëndetin e veshkave: xhenxhefili, shafrani i Indisë, majdanozi, lakra jeshile, farat e kungullit, frutat dhe perimet.
Zorrët
Zorrët lëvizin ushqimin që ne konsumojmë. Zorrët e shëndetshme marrin vlerat ushqyese të ushqimeve dhe largojnë ato që nuk janë të nevojshme. Zorra e vogël është organi që thith rreth 90% të ushqimit dhe ujit. Zorrët e mëdha absorbojnë ujin dhe shtyjnë çdo gjë tjetër të dalë jashtë trupit.
Ushqimet që duhet të përdorni: hirra, spinaq, lakër jeshile, lakër Brukseli, brokoli, hudhër, uthull molle, fara liri, çaj jeshil, limon, avokado, fruta. Uji është thelbësor.
Burimi: Choose Healthy Life






