Ja si të përdorni letrën e aluminit (siç nuk e keni imagjinuar ndonjëherë)

Nuk ka asnjë familje që nuk ka letër alumini në kuzhinë. Kjo është një nga gjërat më praktike, që njerëzimi ka shpikur ndonjëherë. Është jetike për çdo kuzhinë, sepse mund të përdoret në shumë mënyra. Ja disa mënyra:

leter aluminiPërdoreni për të  mbajtur bukën dhe ushqimet e tjera të ngrohta. Mbështillni bukën e sapo pjekur ose byrekun me letër alumini, do të mbajë freskinë dhe ngrohtësinë për një kohë të gjatë.

Vendosni në fund të kaushit të akullores një copë letër alumini për të parandaluar rrjedhjen e akullores jashtë kaushit.

Vendosni letër alumini tek cepat e mobiljeve për ti lëvizur më me lehtësi.

Pastroni hekurin duke “hekurosur” disa herë një copë letër alumini.

Për të mbrojtur bimët nga insektet, vendosni copa letre alumini në mesin e tyre.

Për gërshërë më të mprehta, provoni të prisni disa copa letër alumini dhe gërshërët do të presin më lehtë pa u munduar shumë dhe pa ushtruar presion. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë