Ja si të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të shmangni fryrjen e këmbëve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Një nga simptomat e para që tregojnë parregullsi në qarkullimin e gjakut janë enjtja e këmbëve dhe mbajtja e ujit në to. Shkaqet më të zakonshme të fryrjes së këmbëve janë moti i nxehtë, qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë dhe disa kushte shëndetësore si obeziteti, shtatëzania, inflamacionet e ndryshme etj. Xheli natyral që do t’ju paraqensim në këtë postim do t’ju ndihmojë të përmirësoni rrjedhjen e gjakut dhe do t’ju rigjenerojë këmbët.

kembe te fryraPërbërësit: 50 gr xhel Aloe Vera, 5 pika vaj esencial mentje, 5 pika vaj esencial limoni, 5 gr mente e kristalizuar, 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Përzieni fort të gjithë elementët sëbashku derisa të formohet një masë homogjene në formë xheli. Masën e krijuar ruajeni në frigorifer dhe masazhojini këmbët çdo mbrëmje para se të flini. Xheli është efektiv në reduktimin e dhimbjeve dhe inflamacionit, ai depërton thellë nën lëkurë nëse e bëni masazhin në mënyrën e duhur. Vajrat esenciale të përdorura në këtë xhel nxisin qarkullimin e gjakut dhe lehtësojnë fryrjen dhe inflamacionin. / www.shendeti.com.al / Burimi: healthyfoodhelp.com /

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit