Ja si të shpëtoni nga kanceri i mushkërive

Sipas një studimi të ri, njerëzit që jetojnë në qytete apo fshatra janë më  të ekspozuar ndaj zhvillimit të kancerit të mushkërive në krahasim me ata që jetojnë në male.

kancer mushkeriPërveç pirjes së duhanit, gjenetika, ajri i ndotur apo kushtet e punës (për shembull, një minierë), janë disa nga arsyet pse njerëzit në disa zona janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit të mushkërive.

Duket se ajo që bën dallimin, është lartësia mbi nivelin e detit në të cilën jetoni.

Oksigjeni është gjithashtu një element shumë i veçantë. Trupi ynë e përdor atë për të kthyer në energji ushqimin. Megjithatë, oksidimi është një proces metabolik gjatë të cilit shumë radikale të lira, të cilat janë kancerogjene, lirohen.

Në qoftë se doni të ulni rrezikun e kancerit të mushkërive, zgjidhni të jetoni në vende me lartësi më të mëdha. Gjëja më e mirë është të frekuentoni turizmin malor, pasi ajri është i pastër dhe kjo i bën mushkëritë tuaja të funksionojnë më mirë.

Sipas një studimi amerikan, rreziku i kancerit të mushkërive ulet ndjeshëm çdo 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?