Ja si të shpëtoni nga “xhelozia”

Xhelozia e paarsyeshme është vrasës i dashurisë. Kush është ai ? Kujt i dërgove mesazh?  A është ajo më e  bukur se unë? Këto janë pyetje që xhelozat i shtrojnë shpesh. Ne ju tregojmë disa metoda për të shpëtuar nga kjo ndjenjë negative dhe e dëmshme për shëndetin dhe marrëdhënien tuaj.

xhelozHiqini nga mendja mendimet negative: janë mendimet negative që kultivojnë xhelozinë e paarsyeshme tek ju.

Fokusohuni tek pozitiviteti: vlerësoni edhe gjërat e vogla që partneri bën për ju. Shikoni anën pozitive në gjithçka ai /ajo bën. Është mënyra më e mirë për të qënë të qetë.

Ndalo, shiko, dëgjo, nuhat: Kjo është një taktikë ushtarake për të mësuar njerëzit të luftojnë në situata të vështira, por ajo funksionon edhe kur jeni duke luftuar xhelozinë. Ndaloni  vetëm disa sekonda për të parë atë që jeni duke bërë, hidhni një sy përreth dhe për të gjetur diçka ku mund të përqëndroheni. Kjo është një alternativë e mirë që ju ndihmon të qetësoheni dhe të rimendoni objektivat.

Punoni me veten: një nga arsyet kryesore të xhelozisë është besimi i ulët në vetvete. Kërkoni sfida të reja për karierën tuaj. Xhelozia ka të bëjë shumë pak me personin tjetër, ajo ka lidhje me ju, prandaj punoni me veten dhe xhelozia do të zhduket.

Kaloni kohën e lirë sa më bukur: përpiquni të merrni pjesë në aktivitete të bukura dhe të frekuentoni vende që ju bëjnë të ndjeheni mirë. /Përgatiti për “Shëndet+” : Elena Beta

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?