Ja si të trajtoni lëkurën e djegur dhe dhimbjet nga dielli me këtë mënyrë natyrale

 

djegie nga dielliNjë nga “pasojat” më të këqija që sjell qëndrimi gjatë në diell është djegia e lëkurës dhe dhimbjet që vijnë pas saj.

Nëse digjeni nga dielli, së pari mundohuni të pini sa më shumë lëngje për të qëndruar të hidratuar, qëndroni në hije dhe mos u ekspozoni më gjatë në diell.

Receta natyrale që do t’ju paraqesim në këtë postim, qetëson skuqjen e lëkurës, lehtëson dhimbjet dhe e mban lëkurën më të freskët.

Përbërësit: 1 filxhan qumësht, kube akulli, napë pambuku, 1 tas.

Në tas hidhni qumështin dhe kubikët e akullit. Fusni napën dhe shtrydhni sasinë e tepërt të lëngut. Vendoseni napën në lëkurën e djegur dhe mbajeni për disa minuta. Përsëriteni këtë procedurë disa herë në ditë.

Kjo metodë natyrale është shumë efektive për shkak se proteinat në qumësht ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe akulli ka efekt ftohës që redukton dhimbjet.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?