Kryefaqja Box 3 Ja si të ulni kolesterolin e lartë në gjak pa shkuar tek...

Ja si të ulni kolesterolin e lartë në gjak pa shkuar tek mjeku

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Nivelet e larta të kolesterolit fillimisht nuk shfaqin asnjë simptomë. Por shkaktojnë dëmtime të thella në trup. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e një pllake bakteriale brenda arterieve. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje ngushton hapësirën ku qarkullon gjaku dhe rrit rrezikun për zhvillimin sëmundjeve të zemrës.

Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në gjak. 25% tjetër vjen nga ushqimet. Në nivelet normale kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave. Por, ka raste kur këto nivele janë shumë të larta, si pasojë e ushqimeve që konsumojmë.

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa nga ushqimet që ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë:

  • Çokollata e zeze me mbi 85% kakao.
  • Avokado
  • Vaji i ullirit ekstra i virgjër
  • Arrat (3 kokrra arra në ditë)
  • Bajamet, lajthitë, stikat ( 8-10 kokrra në ditë)
  • Vera e kuqe (2 gota në javë)
  • Çaji i zi
  • Çaji jeshil (konsumojeni çdo ditë në mëngjes dhe në darkë)
  • Perimet e gatuara në avull ose të pjekura
  • Ujë i vakët me limon çdo mëngjes/ shëndeti.com.al / WebMD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here