Ja si t’i largoni insektet nga shtëpia pa përdorur kimikate

Kur bëhet fjalë për largimin e insekteve nga shtëpia, të gjithë jemi të interesuar për metodat më efektive dhe të shëndetshme. Askush nuk do që të përdorë kimikate në ambientet ku jetojnë fëmijët. Për këtë arsye, më poshtë do t’ju prezantohen disa produkte që nuk janë të dëmshme dhe që kanë rezultuar të jenë shumë efektive në largimin e insekteve nga ambientet ku jetojmë.Insektet

Mentja

Merrni disa gjethe menteje , shtypini dhe shpërndajini në shtëpi. Aroma e saj do të pengojë që insektet të futen në shtëpinë tuaj. Gjethet e mentes mund t’i vendosni edhe pranë djepit të fëmijës suaj ose edhe në dollap midis rrobave, në këtë mënyrë rrobat do të kenë aromë të mirë dhe do të jenë të mbrojtura nga insektet.

Eukalipti, livandoja dhe rozmarina

Vajrat e këtyre bimëve janë jashtëzakonisht efektive në mbajtjen larg të insekteve. Ato mund të përdoren duke kombinuar një pikë nga të tre vajrat në një filxhan me ujë, masën e hedhim në një spraj, e tundim shishen dhe spërkasim vendin ku janë insektet.

Vaji i  mentes

Insektet, sidomos merimangat, nuk e durojnë dot aromën e vajit të mentes. Ajo mund të përdoret për t’i mbajtur ata larg në të njëjtën mënyrë si vajrat e mësipërm.

Soda e bukës

Ndryshe nga produktet e mësipërme, soda vret insektet që tashmë janë në shtëpinë tuaj. Një mënyrë për ta përdorur atë është duke e shpërndarë nëpër shtëpi, veçanërisht në cepat e shtëpisë. Ajo i vret insektet duke i dehidratuar.

Uthulla

Ashtu si me vajrat, edhe uthullën mund ta përzieni me ujë dhe të spërkasni në shtëpi. Aroma ndoshta nuk do të jetë më e këndshmja e mundur, por do të largohet shumë shpejtë. E rëndësishme është që rezultatet do të jenë të mira.

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet