Ja si t’u paraprini infeksioneve!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

infeksioneInfeksionet shkaktohen nga organizma mikroskopike të njohura si baktere patogjene, viruset, ose parazitët, që hyjnë në trup, shumëzohen dhe ndërhyjnë në funksionet normale të trupit.

Sëmundjet infektive janë shkaku kryesor i vdekjes në mbarë botën. Për disa njerëz, veçanërisht ata me sëmundje të zemrës apo kancer, ata që kanë dëmtime serioze, ose ata që marrin ilaçe të cilat dobësojnë sistemin imunitar, është e vështirë të shmangin marrjen e një infeksioni. Megjithatë, nëse ndiqen disa parime themelore mund të parandaloni infeksionet lehtësisht, thotë Dr. Michael Klompas, specialist i sëmundjes ngjitëse në Harvard.

Linja e parë e mbrojtjes është të mbani mikrobet larg duke ndjekur zakone të mira të higjienës personale. Parandaloni infeksionin para se të fillojë dhe shmangni përhapjen e të tjerëve duke larë duart. Ju me siguri i lani duart pasi shkoni në banjo, para përgatitjes apo konsumimit të ushqimit, dhe pasi keni pastruar shtëpinë. Por duart duhen larë edhe pas kollitjes, teshtitjes ose pasi keni vizituar apo jeni kujdesur për një person të sëmurë. Pastroni sa ëm mirë  gishtat, zonën nën thonj dhe në mes të gishtave. Shpëlajini gjithmonë me ujë të rrjedhshëm. Thajini duart tërësisht.

Ruani ushqimet në mënyrë të sigurtë. Edhe pse shumica e rasteve të infektimit nuk mbarten nëpërmjet ushqimit, disa ushqime mund të çojnë në probleme të rënda shëndetësore, duke përfshirë dëmtimin e veshkave dhe meningjitin. Ju mund të parandaloni infeksionet ushqimore të prekin familjen tuaj, duke ruajtur ushqimet në mënyrë të sigurtë. Masat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të vrisni mikrobet që janë të pranishme në ushqimin e blerë dhe do t’ju ndihmojnë të shmangni futjen e mikrobeve në ushqimet që keni në shtëpi.

Shpëlajini mishin, peshkun, frutat, dhe perimet në ujë të rrjedhshëm para gatimit ose para se t’i shërbeni.

Lani duart me sapun dhe ujë para dhe pasi të keni prekur mishin e gjallë.

Mos përdorni të njëjtat enë kuzhine për mishin e gatuar dhe mishin e gjallë pa i larë mes përdorimeve.

Mishin e gatuani në temperatirë në 180 °, pulën në 145 °, dhe peshkun derisa të marrë ngjyrë të errët.

Bëni vaksinat e nevojshme. Fëmijët duhet të marrin vaksinat e rekomanduara gjatë fëmijërisë.

Të rriturit duhet të sigurohen që vaksinat të mos e kenë kaluar datën e skadencës.

Burimi: health.harvard / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës