Ja simptomat që tregojnë se keni probleme me veshkat!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

veshkak problemeTë dy veshkat në trupin tuaj janë në madhësinë e një grushti. Ato punojnë çdo ditë për të filtruar 120-150 litra gjak. Veshkat janë të domosdoshme për mbajtjen e qëndrueshme të gjakut dhe lejojnë trupin të funksionojë si duhet. Ato parandalojnë grumbullimin e mbeturinave dhe lëngjeve shtesë në trup, si dhe mbajnë nivelet e elektroliteve të qëndrueshme, duke bërë hormonet të ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe të prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut, të cilat ndihmojnë në forcimin e kockave.

Nëse veshkat dëmtohen, shëndeti mund të përkeqësohet. Është e rëndësishme të kuptoni dhe të njihni simptomat e dëmtimit të veshkave për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe të fortë.

Shenjat më të zakonshme të dëmtimit të veshkave përfshijnë:

  1. Ndryshimet në urinim
  • Mund të çoheni në mes të natës për të urinuar
  • Urina juaj mund të jetë e mbuluar me shkumë ose flluska
  • Mund të urinoni më shpesh ose në sasi më të mëdha, me urinë të zbehtë
  • Mund të urinoni më shpesh ose në sasi të vogla, me urinë ngjyrë të errët
  • Urina juaj mund të përmbajë gjak
  • Mund të keni vështirësi urinimi
  1. Ënjtje

Nëse veshkat nuk punojnë si duhet, ato nuk do të heqin lëngun shtesë në trupin tuaj, gjë e cila mund të çojë në ënjtje në këmbë, fytyrë ose duar. Ënjtja e papritur mund të jetë tregues i veshkave të dëmtuara.

  1. Lodhja

Kur veshkat janë të shëndetshme, prodhojnë një hormon të quajtur erythropoietin ose EPO. Ky hormon nxit trupin të aktivizojë qelizat e kuqe të gjakut që bartin oksigjen. Muskujt tuaj dhe truri lodhen shpejt dhe me lehtësi, duke çuar në anemi.

  1. Shije metalike në gojë

Kur mbeturinat grumbullohen në gjak, ato mund të shkaktojnë frymën e keqe dhe madje të ndryshojnë shijen e ushqimit. Nëse vëreni humbje të oreksit ose një ndryshim në preferencat tuaja të ushqimit, mund të jetë shenjë e dëmtimit të veshkave.

5. Dhimbje

Disa njerëz që vuajnë nga dëmtimet në veshka mund të përjetojnë dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës ose në anën e njëjtë me veshkën e dëmtuar. Infeksionet e veshkave dhe gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të forta, shpesh spazma.

Burimi: http://zonnews.com/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi