Ja temperatura e duhur për ujin që pini

Gjithkush e di se uji është i mirë për shëndetin, por shumica nuk e dinë se temperatura e ujit që pini, bën diferencën.

uje 4Konsumimi i ujit të vakët herët në mëngjes, pa ngrënë akoma asnjë vakt, është më mirë se të pini ujë të ftohtë.

Edhe pse uji i ftohtë mund t’ju kënaqë më shumë, trupi juaj duhet të shpenzojë energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në temperaturë normale.

Pirja e ujit të vakët (një filxhan) në mëngjes është më e dobishme për shëndetin tonë dhe kjo inkurajon hidratimin e duhur dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës.

Këto janë vetëm disa përfitime që ka trupi nga konsumimi i ujit të vakët në mëngjes.

Redukton dhimbjet në trup: Nxehtësia do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kapilarë duke relaksuar nervat dhe muskujt në trup e në të njëjtën kohë duke minimizuar stresin dhe tensionin.

Ngadalëson plakjen: Një nga arsyet pseplakemi është për shkak të dëmtimit të qelizave nga toksina që hyjnë në trupin tonë nga mjedisi dhe ushqimi që na rrethon. Uji i vakët do të eliminojë toksinat nga organet tona duke spastruar mbeturinat nga trupi. Hidratimi shtesë që ofron ujë i ngrohtë, do të rinovojë lëkurën duke e bërë atë më elastike dhe të shëndetshme.

Rregullon peshën: uji i ftohtë ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul temperaturën e trupit, ndërkohë që uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin duke stimuluar humbjen e peshës.

Nëse konsumoni ujë të vakët në mëngjes, veshkat do të funksionojnë më mirë duke ndihmuar trupin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health, Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës