Sipas studimeve të bëra kohët e fundit, tualetet publike mund të jenë shkaktari kryesor i sëmundjeve infeksioniste më të rënda. Shqetësimet që vijnë nga përdorimi i këtyre tauleteve janë shumë shqetësuese dhe alarmante, shprehet Jason Tetro, mikrobiolog nga Toronto.
Tualeti është vendi ku zhvillohen bakteret dhe mikrobet më të rrezikshme. Në rastet kur këto mikrobe bien në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën atëherë ato bëhen shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Që në momentin që uleni në një tualet publik, ju keni marrë në lëkurë mijëra baktere, shprehet Jason.
Rreziku kryesor vjen kur këto taulet janë të papastra, ose kur para jush këtë tualet e ka përdorur një njeri që mbart sëmundje ngjitëse. Rreziqet më të shpeshta shëndetësore në këto raste janë ato gastrointestinale dhe infeksione të tjera të mundshme që mund të prekin organet gjenitale. Mundohuni të mos uleni asnjëherë në një tualet publik sepse infeksionet që mund të mbartni prej tyre mund të rezultojnë fatale.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi