Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Sipas studimeve një njeri ha rreth 76.6 gram sheqer në ditë dhe është më shumë se dyfishi i sasisë së rekomanduar ditore. Sasia e lartë e sheqerit në gjak mund të shkaktojë dhjamosjen e mëlçisë, diabet, probleme me sistemin nervor etj.
Shpesh shumë njerëz marrin drithëra të paketuar në formë çokollate, cereale apo kos frutash për të nisur shëndetshëm mëngjesin, por në të vërtetë ato përmbajnë sasi të konsiderueshme sheqeri dhe do të shtojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Ja ushqimet që përmbajnë shumë sheqer (edhe ato natyrale):
Drithëra në formë çokollate ( një copë përmban 7-12 gram sheqer)
Çokollata proteinike ( një copë përmban 17-24 gram sheqer)
Cerealet ( 3 lugë përmbajnë 10 gram sheqer)
Salca e mishit ( 1 lugë përmban 15 gram sheqer)
Lëngu i portokallit ( një gotë përmban 22 gram sheqer)
Fruta të thata ( 1 filxhan kafje përmban 37 gram sheqer)
Kos frutash ( 1 tas përmban 15 gram sheqer)
Salca për sallatëra ( 1 lugë përmban 8 gram sheqer)
Bananja ( 1 copë përmban 14 gram sheqer)
Margarita ( 1 gotë përmban 156 gram sheqer)
Burimi: Simply Organic Life











