Ja ushqimet që ndihmojnë meshkujt “në dhomën e gjumit”

Farat e kungullit dhe farat e lulediellit: këto ushqime ju ndihmojë për të rritur nivelin e zinkut në trup.

Fruta te thataZinku është një nga mineralet më të rëndësishme të nevojshme për të përmirësuar shëndetin e spermës, sasinë si dhe për të rritur nivelet e testosteronit. Farat përmbajnë gjithashtu yndyrna të shëndetshme që janë jetike për shëndetin e seksual. Shtoni një grusht  fara në sallatë ose në kosin me drithra të mëngjesit.

Mish: mishi i viçit dhe derrit përmbajnë nivele të larta të L-karnitinë, një amino acid që mund të ndihmojë në rritjen e epshit, tek meshkujt më të vjetër. L-Karnitinë gjithashtu ndihmon në përmirësimin e niveleve të energjisë.

Bananet: janë burim i shkëlqyer i vitaminave B, të nevojshme për të rritur prodhimin e energjisë dhe për të ulur nivelin e stresit. Bananet janë të mbushura me kalium dhe shërbejnë për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Bananet gjithashtu përmbajnë një enzimë të quajtur bromelain, e cila ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe rritjen e dëshirës seksuale.

Kakao: është gjithashtu nxitës i njohur pasi është i pasur me antioksidues të fuqishëm të quajtur fenolet, të cilat janë të mira për mirëfunksionimin e zemrës. Kakao ul nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut. Kur hani çokollatë, pësoni rritje të endorfinës. Kakao gjithashtu përmban një kimikat që rrit nivelet e dopaminës, e cila rrit ndjenjat e dëshirës. Shtoni një lugë të vogël kakao tek lëngjet e frutave ose konsumoni disa copa çokollatë të errët, me cilësi të mirë.

Këshillohuni me mjekun nëse ndonjë nga këto produkte ju bën reaksion!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/ Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet