Kryefaqja Dieta Ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj

Ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj

0
Shpërndaje

Sipas nutricionistëve, termi “superushqime” i referohet ushqimeve me bazë bimore të cilat janë të mbushura me vitamina, minerale, antioksidantë dhe shumë pak kalori.

Këto janë disa nga arsyet përse këto ushqime rekomandohen të përfshihen nga të gjithë në dietën e përditshme ushqimore.  E veçanta e këtyre ushqimeve është se nuk përmbajnë gluten e mund të konsumohen edhe nga personat intelorantë ndaj tij.

Farat e Amaranthit: Të pasura me fibra dhe kalcium ndihmojnë në ndërtimin e kockave të forta dhe ulin peshën trupore, farat e Amaranthit janë të parat në listën tonë të superushqimeve. Kjo bimë është e pasur me antiokasidantë të cilët luftojnë radikalet e lira, parandalojnë plakjen, hipertensionin, diabetin dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit.

Farat janë më të vogla se ato të susamit dhe lëshojnë një aromë të veçantë e karakteristike kur gatuhen. Ato mund t’i konsumoni në mëngjes shoqëruar me qumësht dhe fruta ose si pjatë kryesore sallate apo supë.

Farat Kinoa: Padyshim shumë të përhapura 2 vitet e fundit edhe në kuzhinën Shqiptare. Farat e kinoas të cilat vijnë ekskluzivisht në vendin tonë nga kompania Teuta, gjithashtu konsiderohen një superushqim. Janë një nga burimet më të mira të proteinës që nuk vjen nga mishi. Në vetëm një racion kinoa mund të përfitoni 14-16 gramë proteinë dhe aminoacide të cilat ndihmojnë në zhvillimin e muskujve të shëndetshëm.

Kokrrat e vogla të kinoas nuk përmbajnë gluten dhe mund të përdoren çdo ditë edhe nëse jeni në regjime ushqimore strikte. Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë fare është kur e përzieni me perime dhe e konsumoni në formën e sallatës.

Farat e Melit: Meli është një drith i veçantë i cili lufton plakjen, ndihmon sistemin nervor, forcon kockat, parandalon sëmundjet kardiake dhe zvogëlon rresikun e prekjes nga diabeti. Njihet si një nga ushqimet më pak alergjike që egzistojnë në botë dhe që treten shumë lehtë. Kjo e bën melin një superushqim që mund ta konsumojnë thuajse të gjithë, pavasisht gjendjes shëndetësore. Farat e Melit vijnë direkt nga vendet e Bashkimit Evropian, duke siguruar cilësinë më të mirë në treg për të shijuar një pjatë plot vlera.

Farat e Linit: Me siguri keni dëgjuar dhe i keni përdorur edhe më parë farat e linit dhe sot mund t’i quani superushqime. Jo më kot konsiderohen si një “fabrikë vlerash” për organizmin, pasi përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme omega-3, antioksidantë fitokimik, vitamina dhe minerale.

Hikrra: E dini se një nga ushqimet më të përdorura në vendet e ftohta si Rusia dhe Polonia? Kjo për shkak se ju ngopin shpejt dhe dhurojnë shumë energji. Farat e hikrrës në vendin tonë nuk mund të gjenden kudo, ato vijnë direkt nga Rusia si një nga vendet lider të prodhimit të tyre nën paketimet Teuta. Hikrra ka më shumë proteina të tretshme se çdo lloj orizi, drithi apo misri. E pasur me dy nga aminoacidet më të rëndësishme për organizmin siç janë lisina dhe arginine që largojnë stresin dhe ndihmojnë me prodhimin e kolagjenit.

Farat Chia: Farat Chia mund t’i konsumoni çdo ditë duke parandaluar rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve. Pas konsumimit të këtyre farave, niveli i sheqerit në gjak do të ulet teksa zbusni oreksin dhe largoni sëmundjet e zemrës. Për të luftuar rrezikun e inflamacionit të organizmit tuaj, shtoni një lugë çaji me fara chia çdo mëngjes tek kosi bashkë me superushqime të tjera që listuam më lart.

Me to gjithashtu mund të përgatisni receta sallte, qofte, puding apo reçel.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here