Ja ushqimet që përmbajnë sheqer dhe ju nuk e dini

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

kos kosLëngjet e frutave: çdo lëng frutash përmban 40 – 80 gr sheqer, përveç lëngjeve me përmbajtje banane dhe luleshtrydhe. Shmangni të gjitha dyqanet ku shiten lëmgje frutash dhe përgatitini vetë në shtëpi me manaferra të ngrira, qumësht kokosi, vaj kokosi, pluhur proteinash. Mund të shtoni disa copa avokado për yndyrë shtesë. Një lëng i tillë do t’ju shuajë urinë për 4-6 orët e ardhshme.

Kosi: Shumica e njerëzve supozojnë se kosi përmban vetëm kalcium, magnez, proteina dhe probiotikë. Për fat të keq, sasia e sheqerit në kos arrin deri në 6-9 gram. Ajo që mund të bëni është të përdorni qumësht dhe kos kokosi i cili përmban 1 gram sheqer.

Salcë e kuqe (ketchup): Shumë njerëz përdorin ketchup për të shoqëruar një shumëllojshmëri të ushqimeve që konsumojnë çdo ditë. Në 2 lugë ketchup,  mund të merrni 9-10 gram sheqer. Përdorni ketchup që është i ulët në sheqer.

Frutat e thata: ¼ e një filxhani me fruta të thata përmban 29 gram, gati 6 lugë çaji, sheqer!

Shmangni konsumimin e frutave të thata dhe përpiquni të konsumoni burime të tjera frutash, të cilat kanë më shumë antioksidantë, enzima dhe fibra.

Siç mund ta shikoni, shumë prej ushqimeve që konsumoni çdo ditë në të vërtetë janë plot me sheqerna. Konsumimi shumtë i sheqernave çon në probleme të mëdha shëndetësore të tilla si shtim në peshë, dhimbje trupi apo probleme të tjera të rënda. Kujdesuni të konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha të freskëta.

Burimi: Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?