Ja ushqimet që s’duhet të konsumohen asnjëherë para se të flini

Nëse doni të humbisni peshë dhe të bëni gjumë të rehatshëm atëherë duhet të shmangni këto ushqime para se të flini:

pa gjumeAkullore: është e mbushur me kalori dhe sheqer, duke e ngrënë  atë para se të flini  ju nuk do t’i jepni mundësi trupit tuaj mundësi për të djegur kalori.

Pica: është një ushqim e cila nuk rekomandohet të konsumohet para se të shkoni në shtrat sepse shtresa e salcës dhe djathit që përmban ka shumë yndyrë.

Drithëra: shpesh përmbajnë sasi të larta sheqeri të rafinuar dhe janë plot me karbohidrate.

Cokollata e zezë: ka përmbajtje kafeine dhe për pasojë do t’ju lërë pa gjumë.

Makaronat: për shkak të karbohidrateve dhe përbërësve që ju shtohen, ato do t’ju japin ndjesi fryrje dhe do t’ju prishin gjumin.

Mishi i kuq: është i vështirë për t’u tretur nëse konsumohet para fjetjes.

Alkooli: shkakton djersitje dhe prish gjumin, duke ju detyruar kështu të zgjoheni herë pas here gjatë natës .

Patatet e skuqura: stimulojne prodhimin e acidit në stomak dhe shkaktojnë fryerje.

Përgatiti për “Shëndet+”: Xhovana Kodra

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi