Ja zakonet e përditshme që shkaktojnë gurët në veshka!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

kidney stonesVeshkat e dëmtuara mund të punojnë me kapacitet 20% më të ulët. Ato janë ndër organet më të rëndësishme në trup për shkak se filtrojnë gjakun. Në mënyrë të veçantë, njihen si mbrojtës të trupit nga toksinat, pasi i eleminojnë ato dhe neutralizojnë acidet. Sëmundjet e veshkave i takojne grupit “sëmundje e heshtur”, sepse simptomat nuk duken në fillim, por kur situata bëhet serioze.

Sipas ekspertëve, këto zakone të këqija duket t’i ndryshoni patjetër pasi dëmtojnë rëndë veshkën.

Mungesa e ujit në trup: Detyrat më të rëndësishme të veshkave janë filtrimi i gjakut dhe eliminimi i toksinave nga trupi. Uji i ndihmon veshkat në këtë funksion. Nëse nuk konsumoni ujë  mjaftueshëm , veshkat punojnë më pak dhe shkaktohet mbledhja e toksinave.

Kripa e tepërt në dietë: Rregulli i artë është  të mos konsumoni më shumë se 5 gram kripë në ditë. Një sasi më e madhe se kaq është shumë dhe dëmton veshkat. Kur konsumoni ushqime të kripura, veshkat duhet të punojnë më shumë, sepse ju duhet të filtrojnë natriumin. Kripa e tepërt ndikon në presionin e gjakut, kështu që duhet të kontrolloni futjen e kripës në trup.

Shumë sheqer: Hulumtimet e fundit tregojnë se është e mjaftueshme të pini vetëm 2 pije me sheqer në ditë, për të rritur sasinë e proteinave në urinë. Proteinat në urinë janë një nga shenjat e para të problemeve në veshka. Ndonjëherë konsumoni deri në 10 herë më shumë sheqer se doza e rekomanduar dhe veshkat janë të ekspozuara ndaj rrezikut të vazhdueshëm.

Mungesa e gjumit: Gjatë gjumit, trupi rimëkëmb indet e veshkave të dëmtuara, kështu që gjumi i rregullt është i nevojshëm për rimëkëmbjen e veshkave. Rekomandohet të flini 6 deri në 8 orë çdo ditë.

Pirja e alkoolit: Veshkat nuk dëmtohen nga një gotë verë, por pirja e tepruar mund t’ju shkaktpjë dëme të rënda. Alkooli është një toksinë që duhet të përpunohet nga veshkat për t’u nxjerrë jashtë trupit, në këtë mënyrë i dëmton shumë ato.

Burimi: http://www.naturalandhealthyworld.com/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?