Jeni mbi 50 vjeç? Njohja e këtyre shenjave të atakut në zemër mund t’ju shpëtojë jetën

Nga Blertina Koka

Kardiologët bëjnë thirrje që gratë mbi 50 vjeç të mësojnë më shumë rreth atakut në zemër.

Kur dëgjojmë togfjalëshin “atak në zemër”, shumicës prej nesh mund t’i shkojë ndërmend një i moshuar i kolapsur që po shtrëngon kraharorin apo krahun e djathtë. Edhe pse nuk është ndonjë skenar i padëgjuar, nuk është patjetër kështu ataku në zemër. Shenjat dhe simptomat e atakut në zemër kërcënuese për jetën mund të shfaqen në disa forma dhe e vërteta është se ky atak mund të duket shumë ndryshe për gratë.

Mbi 15 vite organizata të ndryshme, duke filluar nga Shoqata Amerikane e Zemrës, janë përpjekur të ndërgjegjësojnë njerëzit që pavarësisht faktit se zakonisht konsiderohet si gjendje shëndetësore mashkullore, sëmundja e zemrës është aktualisht shkaku kryesor i vdekjeve tek femrat në SHBA. Rreziku është më i lartë tek gratë mbi moshën 50 vjeç.

Ja cilat janë disa nga shenjat e atakut në zemër që gratë mbi 50 vjeç nuk duhet t’i injorojnë. Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet