Jetoi për 1 vit e gjysmë me zemrën artificiale në çantën e shpinës

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një 25-vjeçar nga Miçigani ka jetuar për 17 muaj me zemrën artificiale në çantën e shpinës. Stan Larkin, 25 vjeç, vuante nga një sëmundje gjenetike e trashëguar, një lloj sulmi në zemër që godet njerëzit e shëndetshëm pa asnjë shenjë paralajmëruese. Kjo sëmundje është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të papritura tek atletët.Stan Larkin

Vëllai i tij gjithashtu kishte të njëjtën sëmundje dhe të dy jetonin me anë të një pajisje që zëvendësonte punën e zemrës, duke qarkulluar gjakun nëpër trup.

Tani të dy vëllezërit kanë arritur të sigurojnë një transplant zemre. Njëri e siguroi që në vitin 2015, ndërsa Stene e siguroi muajin e kaluar.

“Ishte një moment emocionues. Mora transplantin para dy javësh. Dua të falënderoj dhuruesin që më shpëtoi jetën. Dua të takoj familjen e tij një ditë. Shpresoj që ata të pranojnë të më takojnë”, u shpreh 25-vjeçari gjatë një konference për shtyp, ku tregoi se si arriti të mbijetojë me zemrën në çantën e shpinës derisa arriti të sigurojë transplantin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet