Jeton me gërshërë në bark për 18 vite

operacion

Përshtati në shqip për gazeta Shëndet+ dhe Shendeti Online: Blertina Koka

Mjekët vietnamezë kanë arritur të heqin nga barku i një burri një palë gërshërë, të cilët kishte 18 vjet që i mbante aty.

54-vjeçari u përfshi në një aksident rrugor muajin e kaluar dhe një test ultratinguj tregoi një instrument të mprehtë në njërën anë të stomakut. Një kontroll i dytë në një spital tjetër largoi çdo dyshim – në zorrën e 54-vjeçarit ishin harruar një palë gërshërë kirurgjikale, tashmë të ndryshkura.

Pacienti Ma Van Nhat thotë se gërshërët mund të jenë harruar nga mjekët pas një operacioni që i ishte nënshtruar në vitin 1998, pasi kishte pësuar një tjetër aksident me makinë. Për 18 vite ai ka jetuar me gërshërë në bark. Gjatë kësaj kohe ai kishte pasur dhimbje të barkut, megjithatë asnjëherë nuk e kishte menduar se kishte këtë problem.

Drejtuesit e spitalit Bac Kan e pranuan gabimin e bërë, por thonë se do të jetë e vështirë të identifikohen anëtarët e ekipit përgjegjës për gafën e rëndë, pasi kartelat mjekësore aty nuk ruhen për më shumë se 15 vjet.

Episode të tilla nuk janë të pazakonta në Vietnam. Vitin e kaluar, pati raportime për të paktën 3 raste meshkujsh të diagnostikuar si shtatzënë nga analizat e gjakut si dhe dy raste të tjera kur mjekët kanë operuar gjymtyrën e shëndoshë.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut