Joe Biden: Lufta kundër kancerit nuk ka parti

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E vetmja gjë dypartiake e mbetur në Amerikë është lufta kundër kancerit”, deklaroi ish-zëvendës presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi emocionues në një samit teknologjie në Austin të Teksasit.

Në një përpjekje shumë të vështirë për të bindur “mendjet më inovative në botë” për t’ju bashkuar në luftën e tij kundër kancerit, Biden dha një mesazh shprese gjatë fjalimit të tij.

“Gjenerata juaj mund të jetë e para në Tokë që do të ikë nga kjo jetë me një kuptim krejt të ndryshëm në lidhje me kancerin, si një sëmundje parandaluese dhe e kontrollueshme, dhe jo si një fjalë e vdekjes”, u shpreh ai.

Në shkurt të këtij viti, Joe dhe Jill Biden linçuan Fondacionin Biden, i cili fokusohet në kërkimet shkencore mbi kancerin, si dhe fenomene të tjera, si dhuna kundër gruas dhe barazia gjinore.

Nga vendimi i tij për të mos kandiduar si president i ka ngelur vetëm një peng:

“Do të doja me çdo kusht që të isha presidenti që do të udhëhiqte fundin e kancerit”, deklaroi Biden, djali i të cilit humbi betejën me tumorin në tru në moshën 46-vjeçare.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj