Ju hahet mish, ç’do të thotë?

mish hormoneÇfarë do të thotë: Të ndjesh në mënyrë të vazhdueshme nevojën për të ngrënë mish, mund të jetë një  shenjë që trupit tuaj i duhet hekur, por me raste do të thotë edhe që keni mungesa të rezervave të zinkut në gjak. Mangësi të lehta të zinkut kanë filluar të jenë të zakonta tashmë në popullatë, pasi njerëzit tentojnë të jenë më pak konsumatorë të mishit krahasuar me dy dekada më parë. Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në funksionet imunitare, prandaj nëse vuani nga mungesa të zinkut, keni më shumë shanse për t’u sëmurur nga gripi ose ftohma. Zinku luan gjithashtu një rol jetik në ndarjen qelizore dhe shëndetin e fytyrës, flokëve dhe thonjve. Ja pse është një arsye e mirë për të pjekur ca qofte në zgarë.

Provo:  Mishi i kuq është burimi më i mirë, por provoni gjithashtu guackat e detit, thjerrëzat, spinaqin, farat e  kungullit, djathrat e ndryshme dhe bukën prej miellit të pasitur. Një studim i publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Kanadeze tregoi se rritja e nivelit të zinkut në gjak redukton në mënyrë të konsiderueshme kohëzgjatjen e simptomave të gripit dhe të të ftohtit.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?