Të gjithë duam të ndihemi të rinj dhe energjikë. Por jeta na rezervon shumë surpriza, disa prej të cilave mund të na bëjnë të ndihemi më të vjetër nga ç’jemi në të vërtetë.
Ndër shumë të tjerë, më poshtë do të gjeni pesë faktorë të papritur që mund të përshpejtojnë procesin e plakjes dhe të na bëjnë të ndihemi sikur po na ikën mosha shpejt.
- Vetmia
Nëse jeni një nga ata që preferojnë të qëndrojnë vetëm dhe të shmangin aktivitetet shoqërore, mund të mos e dini, por kjo mund të ketë pasoja për shëndetin tuaj. Sipas një studimi të kohëve të fundit, gati 25% e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart përjetojnë izolim shoqëror. Ekspertët thonë se vetmia mund të çojë në një rrezik në rritje të demencës, sëmundjeve të zemrës dhe depresionit. Të qëndrosh i lidhur me miqtë dhe të marrësh pjesë në aktivitete mund të bëjë një ndryshim. Jeta juaj shoqërore nuk është vetëm për argëtim, është edhe për shëndetin tuaj.
- Mungesa e syzeve të diellit
Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është kremi mbrojtës nga dielli, por syzet e diellit janë po aq të rëndësishme! Syzet e diellit mbrojnë sytë dhe lëkurën e ndjeshme përreth tyre nga rrezet e dëmshme UV të diellit. Nëse nuk i mbani, mund të keni më shumë rrudha rreth syve dhe të dëmtoni lëkurën tuaj.
- Orët e pafundme të televizionit
Është e lehtë të humbasësh vëmendjen duke parë televizor, por kjo mund të mos jetë gjëja më e mirë për shëndetin tënd. Studimet tregojnë se orët e gjata para televizorit lidhen me një shans të reduktuar për plakje të shëndetshme. Një stil jetese sedentar mund të përshpejtojë plakjen e trupit, kështu që është një ide e mirë të bësh pushime të shkurtra dhe të shtosh pak aktivitet fizik në rutinën tënde të përditshme.
- Stresi kronik
Stresi nuk është vetëm bezdisës, por mund të përshpejtojë edhe procesin e plakjes. Stresi kronik mund të shkaktojë inflamacion dhe të ndikojë negativisht telomeret, pjesët e vogla të ADN-së që shoqërohen me plakjen. Edhe nëse nuk mund ta shmangni gjithmonë stresin, mund ta menaxhoni atë me gjumë të mirë, meditim dhe ushtrime.
- Konsumi i tepërt i sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara
Sheqeri dhe ushqimet e përpunuara nuk janë vetëm të dëmshme për zemrën tuaj, por ato gjithashtu mund të përshpejtojnë plakjen biologjike. Studimet tregojnë se konsumi i lartë i sheqerit mund të ndikojë negativisht në ADN-në tuaj dhe të përshpejtojë plakjen qelizore. Zgjidhni fruta, perime dhe drithëra të plota për një dietë të shëndetshme që do t’ju mbajë të rinj dhe plot energji.


