Ju thoni lamtumirë striave duke përdorur këta përbërës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

strijaKur një person humbet ose fiton peshë shumë shpejt, mund të ketë probleme me shfaqjen e strijave.

A ka ndonjë zgjidhje që mund t’ju ndihmojë në luftën me këtë problem kaq të përhapur?

Sigurisht, ka shumë zgjidhje, mbi të gjitha natyrore. Këtu kemi disa prej tyre:

Aloe Vera: mund të riparojë dëmet e lëkurës dhe është gjithashtu shumë e dobishme në trajtimin e strijave. Mund të përdorni xhel Aloe Vera për të masazhuar zonën e prekur nga strijat. Në vend të përdorimit të kremit ​​artificial, aloe vera natyrale, do të sigurojë vitamina më të dobishme dhe ushqyese për lëkurën tuaj.

E bardhë veze: përmban aminoacidet dhe proteinat të cilat mund të shërojnë lëkurën dhe t’ju japin pamje të mirë të lëkurës. Mund t’i shfrytëzoni ato si mbulesë për lëkurën, më pas lajeni si zakonisht.

Patate: lëngu i patateve mund të rivendosë qelizat e dëmtuara të lëkurës. Merrni një patate të mesme dhe priteni në copa. Mbani mend se çdo pjesë duhet të përmbajë lëng të mjaftueshëm.

Sheqeri: merrni pak sheqer dhe përziejeni me vaj bajame. Aplikojeni në lëkurë dhe lereni për disa minuta. Do të shihni rezultate në kohë të shkurtër dhe shenjat do të fillojnë të zbehen.

Burimi: yourhealthycupoftea/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm