Ka disa arsye pse duhet të pini ujë me stomakun bosh

Historikisht, japonezët e kanë përdorur ujin si metodë për kurimin e shumë sëmundjeve si dhimbja e kokës, dhimbje të trupit, probleme me zemrën, artritin, epilepsia, yndyrna të tepërta, azëm, bronkit, probleme të veshkave dhe traktit urinar, vjellje, gastrit, diarre, diabet, sëmundjet e syve, mitër, sëmundje të veshëve dhe fytit.

Praktikisht për gjithçka, por sekreti i tyre qëndron diku tjetër. Tek fakti që e konsumojnë ujin me stomakun bosh. Me siguri e keni dëgjuar si këshillë të paktën një herë në jetë, por si duhet ta konsumoni fiks?

Sapo të zgjoheni në mëngjes, përpara se të lani dhëmbët, pini 4 gota me 160 ml ujë secila.

Më pas lani dhëmbët, por bëni kujdes të mos hani për 45 minuta.

Pasi të hani mëngjes, drekë ose darkë, mos hani ose pini asgjë për 1-2 orë.

Më të moshuarit dhe individët e sëmurë, nëse nuk pijnë dot 4 gota, mund ta nisin gradualisht pirjen e ujit, derisa të arrijnë të pijnë 4 gota çdo mëngjes.

Kjo metodë trajtimi nuk ka efekte anësore. Është shumë mirë nëse e praktikoni çdo ditë, pasi kështu bëheni më të shëndetshëm. /webMD

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet