Kafja të zgjat jetën – ndoshta

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i 3 filxhanëve kafe në ditë të zgjat jetën. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer tek thuajse 1 milion njerëz nga 10 shtete evropiane. Studimi, i publikuar tek revista “Annals of Internal Medicine”, sugjeron se  një filxhan më shumë kafe në ditë mund të zgjasë jetën e një njeriu – edhe nëse kafja nuk përmban kafeinë.

Megjithatë, ekspertët skeptikë theksojnë se nuk mund të themi me siguri që kafja është ajo që ka efekt mbrojtës, por mund të jetë mënyra e jetesës së shëndetshme tek konsumuesit e kafes.

Kështu, sipas tyre, nuk ka një arsye bindëse përse duhet të pimë një filxhan më shumë kafe.

Çfarë ka zbuluar studimi më i fundit?

Hulumtuesit shkencorë nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit dhe Kolegji Mbretëror i Londrës thonë se kanë zbuluar që konsumimi i kafes lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme – sidomos nga sëmundjet e zemrës apo të zorrës.

Ata arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat e njerëzve të shëndetshëm mbi 35 vjeç nga 10 shtete evropiane.

Në fillim të studimit u pyetën pjesëmarrësit se sa filxhanë kafe pinin në ditë, pastaj pas 16 vitesh shkencëtarët nxorën të dhënat e numrit të personave që kishin vdekur.

Profesor Sir David Spiegelhalter, nga Universiteti i Kembrixhit, thotë se nëse rënia e numrit të vdekjeve i atribuohet realisht kafes, atëherë një filxhan më shumë kafe çdo ditë mund të zgjasë jetën e një burri me gati 3 muaj dhe gruaje me gati 1 muaj mesatarisht.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra